Historia

Themeluar ne Fontainebleau

Parlamenti Rinor Europian (EYP) u themelua ne 1987 si nje projekt shkollor ne liceun François-Premier ne Fontainebleau, ne jug te Parisit. Sesioni i pare nderkombetar u mbajt po aty ne vitin 1988.

Zhvendosja ne Oxfordshire

Projekti i EYP u zhvillua me shpejtesi dhe filloi te perfshinte me shume shtete dhe shkolla. Ne vitin 1991, koordinimi nderkombetar i projektit u zhvendos ne Witney, Oxfordshire, ku drejtohej nga Bettina Carr-Allinson (NL). Organizata perjetoi nje rritje te vazhdueshme ne dekaden pasardhese dhe numri i Komiteteve Kombetare qe iu bashkuan rrjetit te EYP u shtua ne te njejten menyre.

20100626_hss-10

EYP ne Berlin

Mes 2001 dhe 2004, Parlamenti Rinor Europian u ndesh me probleme financiare dhe ne vitin 2004, organizata ombrelle e EYP u shperbe. Pas kesaj, Komitetet Kombetare te EYP mandatuan Fondacionin Schwarzkopf qe te shnderrohej ne organizaten ombrelle te re per EYP. Qendra e organizates u zhvendos ne Berlin dhe Philipp Scharff (DE) u be Drejtori i pare Ekzekutiv i EYP. Ai u ndoq nga Jan-Philipp Beck (DE) ne 2008 dhe nga Ville Vasaramäki (FI) ne 2011. Qe prej vitit 2013, Krista Simberg (FI) eshte Drejtuesja Ekzekutive e Parlamentit Rinor Europian.

Nga viti 2004, EYP vazhdon te rritet ne menyre te qendrueshme dhe sot perfshin te rinj nga te gjithe vendet europiane ne aktivitetet e tij. Duke numeruar me shume se 600 evente te organizuara me mbi 35000 pjesemarres nga 40 shtete ne cdo cep to Europes, si dhe rreth 3000 vullnetare, Parlamenti Rinor Europian sot eshte organizata me e madhe per edukim jo-formal politik ne Europe.