Cfare eshte EYP?

Parlamenti Rinor Europian (EYP) eshte nje  program i vecante edukimi, i cili bashkon te rinj nga e gjithe Europa per te diskutuar tema aktuale ne nje forme parlamentare. Si rrjet shoqatash te pavarura, EYP gjendet ne 40 shtete europiane dhe organizon rreth 600 evente cdo vit. Rrjeti EYP organizon thuajse 1500 dite aktivitetesh cdo vit neper Europe, duke perfshire mbi 35000 pjesemarres. Mijera te rinj jane aktiv si vullnetare ne te gjithe kontinentin, duke e bere EYP nje program i cili organizohet nga te rinjte, per te rinjte.

Misioni i Parlamentit Rinor Europian eshte te frymezoje dhe fuqizoje te rinjte europiane qe ata te behen qytetare mendjehapur, tolerant dhe aktiv ne shoqeri.

Nje projekt edukimi prezent ne te gjithe Europen

Anniversary Gala Flags_Unmarked

EYP nxit te menduarit te pavarur dhe iniciativ tek te rinjte dhe lehteson te mesuarit te aftesive vendimtare sociale dhe profesionale. Qe nga momenti i krijimit ne vitin 1987, qindra mijera te rinj kane marre pjese ne sesione rajonale, kombetare dhe nderkombetare, kane krijuar miqesi te reja dhe kontakte pertej kufijve te vendeve nga vijne. EYP ne kete menyre ka kontribuar ne menyre jetesore ne unitetin europian duke mundesuar afrimin e kulturave te ndryshme me njera-tjetren.

Sot EYP eshte nje nga platformat me te medha te Europes per debat politik, kontakte nderkulturore, edukim qytetar europian si dhe shkembim te ideve mes te rinjve ne Europe. Rrjeti EYP eshte prezent ne 40 shtete, ku mijera te rinj jane aktiv si vullnetare. I gjithe rrjeti organizon rreth 600 evente ne vit.

Fondacioni Schwarzkopf me baze ne Berlin eshte organizata ombrelle e Parlamentit Rinor Europian.

Drejtuar nga te rinjte

SONY DSC

EYP eshte nje program nga te rinjte, per te rinjte. Ne jemi krenar qe kemi mbi 3000 vullnetare aktiv ne te gjithe Europen, te cilet drejtojne Komitetet Kombetare te EYP, organizojne evente, punojne si gazetare ne sesione. Thene shkurt, ata jane zemra dhe shpirti i EYP dhe e vetmja arsye perse kjo organizate ekziston.